Live: Konferenca per shtyp!

Ndeshja neser? Kunder Parma per vete karakteristikat qe ka ajo skuader do te jete e veshtire, duhet te hyjme ne fushe me mentalitetin e duhur, nuk duhet ti japim fushe. Neser luajme nje ndeshje shume te rendesishme, ne Tardini nuk eshte kurre e lehte..

Polemikat Milan vs Lazio? Duhet te mendojme vetem per fushen, gabuam kerkuam falje mbyllet gjithcka aty, duhet te perqendrohemi vetem ne fushe sepse luajme gjithcka aty..

Skuadra? Kam pare nje skuader te qete dhe qe ka rigjetur besimin e humbur per disa ndeshje dhe neser duhet ta tregojme ne fushe..

Demtimet? Paqueta eshte stervitur mire dhe Romagnoli eshte ne gjendje te mire, te shohim neser..

Kupat e Europes? Eshte nje nivel shume i larte si ne Champions dhe ne Europa League, te ardhurat bejne diferencen. Degjoj qe flitet se anglezet vrapojne shume por nuk ka ndryshuar gje kur luaja une sepse ashtu kane luajtur gjithmone, kane shume skuadra me lojtare te rendesishem midis tyre..

Andre Silva? Ishte ai qe kerkoi largimin sepse kerkonte te luante me shume, e kam thene dhe me perpara se eshte nje lojtar i rendesishem..

Arbitri Valeri? Jemi i vetmi komb qe flasim kaq shume per arbitrat, une nuk mbaj mend cfare kam ngrene dje jo me te mbaj mend cfare ka bere Valeri ne 2013. Kemi arbitra te mire, ne duhet te mendojme me shume per veten tone..

Kessi dhe Bakayoko? Ne nivelin psikologjik jane gjera qe te mbesin ne koke, por lojtaret jane te afte ta kalojne dhe gjate javes jane stervitur mire..

Fakti qe luajme te paret? Nuk e di nese eshte nje avantazh apo dizavantazh, kur isha lojtar doja te luaja i pari. Gjeja qe me frikeson jane rezultatet qe kemi marre kur kemi luajtur ne kete orar, neser duhet te bejme nje ndeshje te madhe ne nivelin fizik dhe psikologjik..

Caldara? Eshte mire dhe stervitet rregullisht, eshte nje zgjedhja ime duke pare qe ka shume pa luajtur dhe duhet te gjejm momentin e duhur per ta aktivizuar lojtarin.

Suso? Ka qene gjithmone i gatshem, ka karakteristika te qarta por ka ardhur momenti te bej dicka ndryshe nga me pare duhet te ndrsyhoje dicka ne lojen e tij, eshte momenti duhur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu