Lista zyrtare: një rikthim dhe një mungesë. Ndryshon axhenda e Atleticos! “Kanë vendosur që…”

Diego Simeone ka thirrur 22 lojtarë për ndeshjen e nesërme Milan-Atletico Madrid, e vlefshme për raundin e dytë të grupeve të Ligës së Kampionëve. Këta janë lojtarët e ftuar ku bie ne sy rikuperimi i Lemar ne mesfushe por mungesa e Savic ne mbrojtje.

Portierë: Oblak, Lecomte, Christian
Mbrojtësit: Gimeneze, Renan Lodi, Felipe, Hermoso, Trippier, Vrsaljko, Camus
Mesfushorët: Kondogbia, De Paul, Koke, Lemar, Llorente, Herrera, Carrasco
Sulmues: Joao Felix, Griezmann, Suarez, Correa, Cunha

Sakaq, sipas asaj që u mësua nga ekipi redaktues i Milannews.it, Atletico Madrid nuk do të zhvilloje stërvitjen përfundimtare në San Siro.

Skuadra e Simeones do të largohet në orën 6 nga aeroporti i Madrid Barajas dhe do të arrijë në Milano në mbrëmje dhe do të shkojë menjëherë në Hotel Sheraton ku do të qëndrojë pa u futur ne “San Siro”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu