LISTA ZYRTARE! Milani niset drejt Torinos me 3 mungesa, Gazzetta e jep të mbyllur sezonin e Ibrahimovic

Shumë kishin frikë nga më e keqja, veçanërisht pas imazheve të dëmtimit të tij, por për fat të mirë Zlatan Ibrahimovic – pas rezonancës manjetike – mësohet se ka vetëm një ndrydhje në gjurin e majtë, të cilën e pësoi në pozicionimin e gabuar të këmbës në sfidën ndaj Juventusit.

Nuk ka dëmtim serioze dhe pushim të gjatë, por duke parë se edhe 3 ndeshje janë brenda dy javësh, e qartë që sezoni i Zlatan Ibrahimovic me fanelën e Milanit është mbyllur.

Kjo u raportua sot nga La Gazzetta dello Sport duke shpjeguar se dje në konferencën për shtyp Stefano Pioli kishte lënë shpresë për ta parë përsëri në fushë në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Atalanta, por në realitet, edhe nëse pritet ende diagnoza zyrtare, për Ibrahimovic ndalesa do të jetë për të paktën tre javë.

Kuqezinjtë do të duhet të kualifikohen matematikisht në Ligën e Kampionëve të ardhshme pa udhëheqësin e tyre.

Nëse nga njëra anë kapitulli i Milanit është i mbyllur, nga ana tjetër Zlatan nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kampionati Evropian me Suedinë e tij: trajneri Janne Andersson, megjithë dëmtimin e gjurit, përsëri dëshiron ta thërrasë atë, me shpresën që mund të rimëkëmbet dhe të gjejë formën më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndoshta jo për ndeshjen e parë kundër Spanjës, por në dy ndeshjet e ardhshme të grupit (kundër Sllovakisë dhe Polonisë) Ibra mund të jetë shumë i dobishëm për kombëtaren suedeze.

Javën tjetër lojtari do t’i nënshtrohet testeve të reja instrumentale, por për ta parë atë përsëri në fushë me Milanin këtë sezon do të duhej vërtet një mrekulli.

Tonali out – Në listën e skuadrës së Stefano Pioli për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Torinos, Sandro Tonali nuk është i pranishëm dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës drejt kryeqendrës së Piemonte.

Mesfushori – ashtu si Zlatan – nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një traume në gjuirin e majtë të pësuar gjatë stërvitjes së djeshme në Milanello. Gjithë të tjerët janë të rikuperuar dhe gati, duke përfshirë edhe Daniel Maldini. Mungon për skualifikim edhe Saelemaekers.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu