Lista UEFA, rregulli që lejon Milanin të përfshijë Miranten në Champions!

Milani dorëzoi listën e UEFA në shtator dhe teorikisht nuk mund ta modifikonte atë, përveç se në shkurt kur ata përfundimisht do të duhet të dorëzojnë atë për fazën e eliminimit direkt, nese kuqezinjte do te kene kaluar grupin, sigurisht…

Prandaj Antonio Mirante nuk do të ishte në gjendje të përfshihet në këtë kohë, sipas teorise. Por, në realitet nuk është kështu: faqja zyrtare e UEFA -s shkruan se “nëse një klub nuk mund të përfshijë të paktën dy portierë në Listën A për shkak të dëmtimeve të gjata ose sëmundjeve (p.sh. 30 ditë), një klub mund ta zëvendësojë atë përkohësisht në çdo moment gjatë sezonit”.

Prandaj, ish-portieri i Romës, i cili pritet te zyrtarizohet nga Milani pas vizitave këtë mëngjes, do të jetë në gjendje të përfshihet në listën e kuqezinjve për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu