Lippi: Pioli ndërtoi kryevepër, askush si Ibra! Donnarumma përjetë kuqezi, dy herë isha pranë Milanit

Marcello Lippi, kampion bote me Italinë në vitin 2006, ka komentuar Milanin, prag derbi dhe sidomos Pioli, Maldini, Ibrahimovic dhe Donnarumma, duke treguar edhe dy prapaskena…

Stefano Pioli po bën një punë të shkëlqyeshme në stolin e Milanit. Çfarë ju befasoi te trajneri kuqezi?

“Asgjë nuk më befasoi, unë gjithmonë e kam respektuar atë. Gjithmonë më ka pëlqyer mënyra e tij e të bërit gjëra, ai është shumë i përgatitur, gjithmonë i ka dhënë një organizim të mirë skuadrave të tij.

Këtë vit gjëja që e bëri atë të përmirësohej edhe më shumë ishte më shumë aftësia për të menaxhuar momente vështirësie, të tilla si kur klubi po fliste me trajnerë të tjerë dhe ai dukej afër largimit.

Pioli ishte në gjendje të menaxhonte situatën me shumë mençuri dhe inteligjencë dhe ndërtoi një kryevepër, duke e rikthyer Milanin në nivelet e larta. Do të luajë kampionatin deri në fund të sezonit, kjo është e sigurt”.

A e prisnit që Paolo Maldini ta bëhej menjëherë menaxher?

“Unë gjithmonë kam pasur një nderim të madh edhe për Paolo. Ai ka qenë gjithmonë i shkëlqyeshë dhe njerëz si ai edhe kur ndryshojnë zanatin e tyre, vazhdojnë të jenë njerëz të shkëlqyeshëm. Kështu që unë prisja gjëra absolutisht të mëdha prej tij edhe si menaxher”.

Midis zgjedhjeve të Maldini është edhe Zlatan Ibrahimovic. A ju kujtohet një lojtar kaq vendimtar 39 vjeç?

“Sinqerisht jo. Ibra ka qenë gjithsesi vendimtar gjithsesi. Do t’ju tregoj këtë anekdotë: për njëqindvjetorin e Manchester United, u organizua një ndeshje miqësore midis Djajve të Kuq të asaj periudhe dhe një përzgjedhje evropiane të udhëhequr nga unë në stol.

Në atë ekip ishte gjithashtu Ibrahimovic dhe mbaj mend që ai më tha se donte të luante me mua. Unë isha trajner i Juve në atë kohë dhe pastaj iu përgjigja se për ta bërë këtë ai duhej të vinte te Juventus. Ne bëmë shaka pak. Ibra është një kampion i madh, një lider.

Ai po argëtohet, është një pikë referimi për të gjithë. Ai ka transmetuar vetëbesim të madh te të gjithë shokët e skuadrës”

Ju keni qenë trajner i shumë portierëve të shkëlqyeshëm në karrierën tuaj. Çfarë do t’i rekomandonit Gigio Donnarumma për të ardhmen?

“Unë nuk i rekomandoj askujt asgjë, bëj vlerësime vetëm nga jashtë. Ai ka një agjent të shkëlqyeshëm që bën punën e tij. Unë mendoj se në fund do të mbizotërojë mençuria dhe inteligjenca e Gigio, i cili u rrit te Milani. Ai e di mirë që është bërë një portier i shkëlqyeshëm, do të bëhet një pikë referimi si Paolo Maldini. Kështu që unë besoj se mendja e shëndoshë do të mbizotërojë dhe se në fund e gjithë karriera e tij do të mbetet kuqezi”.

A keni qenë ndonjëherë afër Milanit?

“Si futbollist dhe trajner, them se po! Ishte viti i parë që luaja për Sampdoria. Në ndeshjet e para u dallova. Milani i Roço erdhi në Genoa për të luajtur dhe para ndeshjes trajneri i Milanit më tha: do të të blej unë . Unë u përgjigja: Le të shpresojmë …

Në atë kohë unë isha në Sampdoria dhe Turone te Genoa, ne ishim dy të rinj, dhe në fund Milani vendosi të merrte Turone.

Edhe si trajner isha afër. Jam një mik i madh i Adriano Galliani dhe ai më kërkoi disa herë të shkoja në Milano, por unë isha te Juventus. Disa vjet më parë isha afër Milanit, shkova për darkë në Arcore te Berlusconi dhe ramë dakord që nëse Sikur rezultatet të mos ishin pozitive atë kohë unë do të kisha arritur vërtet në stolin kuqezi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu