Lippi: Milan, çfarë gabimi të madh po bëje! Për fat Maldini dhe Pioli…

Kampionati italian ka nisur dhe tashmë janë zhvilluar 3 javë për shumicën e ekipeve, vetëm 2 ndeshje për disa të tjera… Kuqezinjtë e Stefano Piolit kryesojnë me 9 pikë, aq sa vjet i arritën në 7 javët e para dhe jo në vetëm 3!

Asnjë gol i pësuar (Bologna, Crotone dhe Spezia) dhe 7 të shënuar. Marcello Lippi foli për mikrofonët e Sky Sport duke lavdëruar kuqezinjtë:

“Ka shumë efekt Paolo Maldini në rritjen e Milanit. Ata po bënin një gabim shumë të madh, me heqjen dorë nga Boban dhe atë që dukej e sigurt për Maldini dhe Pioli”.

“Për fat të mirë diçka e rëndësishme ndodhi pas bllokimit: Pioli vazhdoi të bënte punën e tij në nivelin më të lartë, duke krijuar një ekip të rëndësishëm përkundër dëmtimeve të shumta.

Ndërkohë Maldini është kthyer në fuqi vendimmarrëse dhe ka marrë lojtarë të rëndësishëm së bashku me klubin. Unë mendoj kështu, sepse tani shoh një ekip të bindur dhe të bashkuar”.

“Më pëlqen shumë! Mendoni se ata po luajnë pa 6-7 lojtarë dhe po flasim një ekip që është rritur shumë dhe që ka filluar të ketë një mentalitet të rëndësishëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu