Linja direkte Pioli-Bonera falë Romeos! Ja si erdhi suksesi kuqezi (Fotogaleria)

Ajo e ditës së dielë ishte ndeshja e parë e Milanit pa trajnerin Stefano Pioli për shkak se ky i fundit ndodhet ende nën regjimin e izolimit në shtëpi për shkak të Covid-19, ashtu si ndihmësi Murelli.

Por, edhe pse fizikisht nuk ishte aty, virtualisht trajneri kuqezi ka udhëhequr gjithçka, edhe ndërrimet e bëra në fund

Pavarësisht se trajneri Daniele Bonera në konferencë përpara ndeshjes tha se nuk do të kishte lidhje me kufje me trajnerin, por vetëm në fund të pjesës së parë, e vërteta është ndryshe!

Andrea Romeo e Daniele Bonera

Një maniak detajesh si Pioli nuk mund të qëndronte kurrë duke parë ndeshjen në tv dhe të  mos ndërhynte. Në fakt, ashtu si e dëshmojnë këto fotografi, “unaza” lidhëse mes Daniele Bonera dhe Stefano Pioli ishte Andrea Romeo.

Andrea Romeo e Daniele Bonera

Team manager i Milanit ka qëndruar gjatë gjithë kohës në telefon me Piolin dhe në këtë aks janë marrë vendime dhe analizuar situata të ndryshme të lojës, që më pas kanë sjellë edhe fitoren kuqezi.

Andrea Romeo e Daniele Bonera

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu