Lëvizje e dyshimtë nga Fiorentina: “bllokon” mbrojtësin e Roma-s! Lirohet Milenkovic?

Një lajm i rëndësishëm mbërrin nga Firence sa i përket merkatos së mbrojtësve. Duket se në orët e fundit Fiorentina është shumë afër blerjes së Federico Fazio.

Qendërmbrojtësi argjentinas i Roma-s është një nga objektivat më të fundit të ekipit vjollcë dhe do të ishte një afrim me kosto të ulët ose zero.

Duket se Fiorentina mund ta marrë Fazion për të mbrojtur veten përfundimisht nga sulmet e jashtme për lojtarët më të mirë: ideja është të sigurohet mbrojtësi për të qenë gati dhe për të zëvendësuar lamtumirën e mundshme ose të Nikola Milenkovic, ose të Pezzella.

Roma, Fazio in partenza: possibile destinazione Spagna - Romanews

Milenkovic është emri numër “1” në listën kuqezi, të cilët dëshirojnë të përforcojnë mbrojtjen me një lojtar të ri, multifunksional dhe të fortë.

Kështu që numri 4 i Fiorentinës do të ishte “i lirë” të transferohej diku tjetër dhe t’i përgjigjej pozitivisht ofertës së Milanit.

Për më tepër, Milenkovic tashmë – sipas “Sky” – vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës, ndoshta me mendimin e një të ardhme së bashku me Romagnoli në qendër të mbrojtjes së Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu