L’Equipe – Shkembim i mundshem i portiereve mes Milanit dhe PSG

Ne sesionin e ardhshem te transferimeve mund te kete nje marreveshje te nderthurur mdis Milanit dhe Paris Saint-Germain. Sot gazeta L’Equipe raporton se nje shkembim i portiereve eshte i mundur.

PSG nuk eshte i bindur nga Sergio Rico dhe po kerkon nje zevendesus te Keylor Navas. Ideja eshte te kene ne porte nje lojtar me pervoje dhe Leonardo mendon per Pepe Reina. Spanjolli ka ende nje kontrate nje vjeçare me Milanin dhe eshte ne huazim deri ne fund te sezonit me Aston Villa-n.

Klubi i Milanit nuk do ta kete problem te lere te lire Reinan i cili merr nje page prej rreth 3 milion € neto ne vit. Ne rast te qendrimit te Gianluigi Donnarummes, nuk do te ishte e nevojshme te mbante nje portier qe do t’i kushtonte per nga paga.

Por cdo gje varet nga Donnarumma. Nese do te shitej, Reina mund te ishte nje zgjidhje per Milanin. Ne te kundert, L’ Equipe shton se kuqezinjte do te drejtoheshin tek franzezet per Alphonse Areola. Portieri 27-vjeçar eshte ne huazim tek Real Madrid, por madrilenet nuk kane ndermend te vazhdojne me tej me te. Ne kete menyre Shoqeria pariziene mund te perdore te njejten formule me Milanin per te marre sherbimet e Reina-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu