L’Equipe: Milan-Lyon kanë nisur kontaktet mbi Paqueta! Presidenti Aulas reagon ashpër…

Lucas Paquetà është emri i parë në listën e largimeve te Milani. Mesfushori sulmues brazilian, i cili erdhi nga Flamengo për 38 milion euro, nuk ka bindur në përvojën e tij kuqezi, kështu që drejtuesit duket se janë bindur për ta shitur, nëse vjen oferta e duhur sigurisht!

Qëllimi i Milanit nuk është të dalë me humbje, kështu që shuma e kërkuar është rreth shumës së shpenzuar për ta blerë atë.

Sipas Calciomercato.com, Lyon është klubi që ka lëvizur me insistimin më të madh. Aksi me klubin francez është bërë serioz pas mbërritjeve të Kalulu dhe Tatarusanu.

Tani klubi kuqezi duhet të përfitojë nga ky kontakt i mëtejshëm për të shitur Paquetà dhe për të zhbllokuar disa negociata në vazhdim.

Në orët e fundit ka pasur kontakte të shpeshta midis francezëve dhe agjentit të brazilianit Eduardo Uram.

Lajmi është konfirmuar sot edhe nga prestigjozja L’Equipe që shkruan se sapo Lyon të shesë njërin mes Depay, Aouar dhe Reine-Adeliade, do të hidhet në sulm!

Por, sonte ka ardhur po deklarata e presidentit të Lyon, Aulas: “Çfarë pasaktësie, informacion i rremë. Është e trishtë kur e njeh realitetin e kaq shumë pamundësive”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu