Lëmshi me Theo Hernandez dhe 3 tamponë ku dy dolën negativë!

Në datën 16 janar Theo Hernandez zbriti në stërvitje me Milanin pasi në datën 15 nuk ishte i pranishëm. Grupi kishte kryer tamponët dhe francezi kishte rezultuar negativ ashtu si pjesa tjetër.

Por, në tamponin e dytë, mbrojtësi kuqezi do të rezultonte pozitiv dhe sipas procedurës do të izolohej duke pritur që të kalonin disa ditë përpara se të bënte tamponin tjetër dhe pasi u bënë verifikimet mjekësore dhe një tjetër tampon që rezultoi negativ, lojtari doli të ishte “fals pozitiv” pasi nga 3 tamponë në vetëm njërin rezultoi pozitiv.

Milani sot ka dërguar shkresën mjekësore në autoritetet sanitare që kanë dhënë “ok” të dalë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Kujtojmë që Theo humbi ndeshjen ndaj Cagliarit në në Sardenjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu