Gjatë bashkëbisedimit në kanalin privat të Bobo Vierit, Lele Adani (ish-futbollist dhe sidomos opinionist specialist në zbërthimin e skemave dhe mënyrës së lojës së ekipeve) komentoi Milanin dhe vendin e parë.
“Milani ka merita të mëdha. Luan me Ibrahimovic dhe fiton, luan pa Ibrahimovic, ndryshon formë dhe fiton sërish.
Natën tjetër pashë 15 minutat e fundit të ndeshjes kundër Lazio dhe pashë një ekip që donte të fitonte me çdo kusht.

Para goditjes me kokë të Theo ai krijoi mundësi të tjera të rëndësishme. Ata sulmuan si vrasës dhe donin të mbanin vendin e parë, duke e ditur se nuk mund t’i lejonin vetes që Interi t’ia merrte atë që kishin merituar.
Nuk ka asnjë skuadër tjetër në Itali që e meriton këtë pozicion siç e meriton Milani.
Në vitin 2020 vetëm Bayern Munich ka bërë më mirë në top 5 kampionatet europiane. Do të thotë shumë kjo gjë. Sot të luash ndaj Milanit është e vështirë, shumë e vështirë”.