VIDEO – Legjenda Van Basten merr fanelën kuqezi dhe bën shaka: “Jam pa stërvitje, ndryshe…”

Legjendat kuqezi nuk harrohen dhe Milani gjithmonë gjen mundësinë që t’i bëjë ndonjë dhuratë dhe t’i mbajë të lidhur me botën e “Djallit”.

Mes tyre, nuk mund të harrohet Marco Van Basten, që e mbylli karrierën e tij shumë i ri për problemet e gjurit.

Duke folur në një video të postuar nga Daniele Massaro në profilin e tij në Instagram, Marco Van Basten falënderoi ish-shokun e skuadrës për dhuratën e fanellës së re të Milanit dhe i dërgoi një mesazh ekipit të Pioli.

Këto janë fjalët e tij: “Është gjithmonë një kënaqësi të marr fanellën e Milanit, veçanërisht kur shoh emrin tim në këtë fanellë.

I uroj ekipit një sezon të shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve. Për fat të keq nuk jam stërvitur se do të merrja pjesë dhe unë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu