Legjenda Gullit duartroket Milanin dhe sidomos Piolin! “Nuk e di se çfarë ka bërë, por ky ekip guxon”

Ai shkruajti histori te kuqezinjtë dhe u shenjtërua si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë me fanellën e Milanit.

Sot, Ruud Gullit, holandez i lindur në 1962, është kthyer për të folur për Djallin. Duke komentuar për Sky Sport, ish-sulmuesi bëri një deklaratë të bukur për ekipin sot dhe shprehu ndjesitë e tij në rrugën e ekipit të udhëhequr nga Stefano Pioli.

Gullit filloi duke thënë për Sky Sport:

“Jam shumë i lumtur për këtë Milan dhe për atë që po bën. Ju mund të shihni se ata kanë shumë më shumë guxim për të sulmuar dhe jo vetëm për t’u mbrojtur sesa disa vjet më parë. Ata nuk bëjnë gabime të dukshme si më parë”.

Së fundi, holandezi vlerësoi punën e Stefano Piolit në stolin e kuqezinjve: “Është e vështirë për mua të di se çfarë lloj pune ka bërë Stefano Pioli në ekip, por unë jam shumë i lumtur me shpirtin dhe identitetin që ai i ka dhënë Milanit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu