Legjenda gjermane: Szoboszlai si Puskas te Hungaria! E duan të gjithë, por në janar…

Intervistuar nga Munchner Abendzeitung, Lothar Matthaus, ish-lojtari i Interit dhe Bayern Munchen por edhe trajner te Salzburg dhe Hungaria, foli për Dominik Szoboszlai si vijon:

“Ai është një xhevahir, një djalë i vlefshëm si Kai Havertz. Në Hungari ai tashmë është krahasuar me Ferenc Puskás. Me të vërtetë një lojtar i shkëlqyeshëm që nganjëherë vepron në qendër dhe nganjëherë luan me krahun sulmues.

Ai mund të kalojë te RB Leipzig në janar, por unë jam i bindur që të gjitha klubet më të mira Evropiane e kanë atë në listën e tyre, përfshirë Bayern Munchen”

Edhe Jesse Marsch, trajneri i Salzburgut, foli për të ardhmen e Dominik Szoboszlai, një mesfushor i ri hungarez, i ndjekur nga shumë klube big, duke përfshirë Milanin dhe Napolin.

Trajneri nuk beson se lojtari do të jetë në Salzburg nga shkurti e tej:

“Szoboszlai ka shumë admirues, ai është një talent i pabesueshëm. Nëse do të largohet në janar? Le të shohim se çfarë do të ndodhë, por do të befasohesha nëse qëndron përtej tregut të dimrit.

Mendoj se ai nuk do të jetë më me ne nga shkurti, edhe ai e meriton atë. Një lloj si Haaland. Ne jemi të lumtur të nxjerrim talentë të rinj dhe t’i vendosim ato në Evropë, në klubet më të mira.

Pas tyre do të ketë gjithmonë një tjetër të gatshëm të shkojë dhe të bëjë gjëra të jashtëzakonshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu