Legjenda e United kundër Solskjaer: Si thua barazim i merituar?! Milani meritonte fitoren

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, beson se Milani është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Eiropa League pas barazimit 1-1 në Old Trafford.

“Solskjaer ka thënë se barazimi ishte i merituar, por unë nuk e mendoj kështu”, ka thënë ish-mesfushori për BT Sport.

“Madje, unë mendoj se kanë arritur t’ia hedhin me një barazim, kanë qenë me fat. Barazimi 1-1 është një rezultat i keq nëse merret parasysh ndeshja e kthimit”, ka shtuar Scholes.

“Sigurisht, United mund të rikuperojë të dëmtuarit, por Milan ka një avantazh të lehtë për kalimin në raundin tjetër për shkak të golit në transfertë”.

“United mund të mendojë se zakonisht luan mirë në transfertë, por do të duhet ta tregojë këtë dhe nuk do të jetë e lehtë”

“Nëse nuk rikuperojnë Rashford ose ndonjë tjetër e shoh të vështirë sepse me ato që pamë sot nuk ka rrezikshmëri. Goli i pësuar në fund ishte thjesht i merituar për nga mënyra se si shkoi loja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu