Duke folur në Sky Sport 24, ish-portieri Gianluca Pagliuca u shpreh me tone entuziaste për gardianin kuqezi, Gigio Donnarumma: “Donnarumma tashmë ka pothuajse 200 ndeshje në Serie A, gabime mund të ndodhin.
Ai ka karakteristika të ndryshme nga Buffon. Ai është një portier i plotë, është i pamasë. Unë e pashë kur Kombëtarja erdhi këtu në Bolognë. Kur e sheh fizikisht dhe e ke pranë e kupton se sa i pamasë dhe gjigant është.
Ai ka dy duar që janë tre herë më të mëdha se të miat. Ai është portieri klasik modern. Ai është i shpejtë pavarësisht se është kaq i gjatë”.
/https://www.repstatic.it/content/localirep/img/rep/2020/08/20/225144568-42384c68-0044-478a-a7f3-a7b65b4946aa.jpg)
I këtij mendimi është edhe portieri i Verona-s, që është thërritur në kombëtaren e Italisë. Bëhet fjalë për Silvestri:
“Donnarumma është padiskutim portieri më i mirë në Serie A. Ai është një portier i jashtëzakonshëm.

Është një futbollist i datëlindjes 1999 dhe njerëzit shpesh e harrojnë atë.
Ka qetësi kur shkon në fushë dhe kur stërvitet. Ishte mirë të stërvitesha me të në ekipin kombëtar. Gigio është i fortë në gjithçka. Ekipi për të cilin bëj tifo? Jam rritur si një tifoz i Milanit”.