Legjenda e Milanit promovon ekipin kuqezi pas derbit dhe flet edhe për titull vetëm me një kusht

Mauro Tassotti ka fituar shumë me fanellën e Milanit dhe duket i sigurt për shanset e kuqezinjve për t’u rikthyer në madhështinë e dikurshme.

Sot është ndihmës i Shevchenkos te kombëtarja e Ukrainës, por sigurisht që zemra e tij vazhdon rreh kuqezi.

Ish-mbrojtësi pret që ekipi i Piolit të kthehet në triumfe më shpejt sesa mendohet.

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Tassotti pretendon se Milani mund të arrijë Skudeton tashmë edhe këtë sezon:

“Nëse Juventusi do të dorëzohej, gjithçka mund të ndodhë”.

Kuqezinjtë ofruan një paraqitje të shkëlqyer dhe një konfirmim force kundër Interit, por merita të mëdha duhet t’i jepen jo vetëm Zlatan Ibrahimovic por edhe trajnerit Stefano Pioli:

“Të luash në të njëjtin nivel me zikaltërit është prova e unitetit të madh: Pioli është shumë i mirë. Drejtuesit e klubit bënë mirë që nuk e ndryshuan”.

“Kessie dhe dy lojtarët qendrorë në mbrojtje u sollën shumë mirë, si dhe, padyshim, Ibrahimovic. Ai shënoi dy gola dhe mbajti shumë topa”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu