Filippo Galli, ish-mbrojtës legjendar i Milanit, komentoi për momentin kuqezi pas disfatës kundër Atalanta dhe në prag të Coppa Italia ndaj Interit:
“Sa do të peshojë disfata ndaj Atalanta nesër në derbin e Coppa Italia? Nuk do të peshojë. Në të vërtetë, unë mendoj se humbja erdhi në momentin më të përshtatshëm: Milani është ende kampion dimri dhe do të zbresë në fushë në Kupë me dëshirën për të anuluar performancën e së shtunës.

A ka arsye më të madhe se derbi? Milani arrin me një skuadër më të gjerë, më të plotë: Pioli ka praktikisht dy lojtarë për pozicion.
Kuqezinjtë janë rritur muajt e fundit, Interi ka mbetur i njëjti. Pioli ka gjetur një ekuilibër të çmuar: grupi është i pjekur, ata e dinë që janë të fortë, por kjo vetëdije nuk është bërë kurrë arrogante ndaj Milan do të fitojë: ata janë më të vazhdueshëm se Interi dhe do të jenë të tillë edhe në një ndeshje të thatë”.