Legjenda e Italisë, mesazh Milanit dhe Donnarumma: “Kur luan në majë…”

Walter Zenga, ish-portieri i Interit, Sampdoria dhe ekipit kombëtar italian, tani një trajner me të kaluar në shumë ekipe të Serisë A, dha një intervistë ekskluzive në mikrofonat e “Tuttosport”

Në lidhje me luftën Scudetto, e cila e sheh Interin e tij dhe Milanin e Stefano Piolit me diferencë mes tyre, Zenga deklaroi sa vijon.

GENOA, ITALY – JULY 15: Walter Zenga coach of Cagliari enters the pitch before the Serie A match between UC Sampdoria and Cagliari Calcio at Stadio Luigi Ferraris on July 15, 2020 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

“Kampionati nuk ka përfunduar, por është vetëm në duart e Interit. Kjo duket qartë. Por fitorja në Firence thotë që Milani është akoma atje dhe ende duke luftuar.

Periudha të caktuara vështirësie dhe krize i ndodhin të gjitha skuadrave. Te Interi ndodhi gjatë kohës kur u eliminuan nga Liga e Kampionëve. Milani paguan dëmtimet, mungesën e Zlatan Ibrahimovic, barrën e të luajturit në Europa League të enjteve”.

Sa i përket Donnarumma dhe të ardhmes së portierit kuqezi, si një profesionist i atij roli, Zenga tha: “Do ketë dike që e këshillon. Pastaj do të jetë ai që do të mbyllet vetë në një dhomë dhe do të vendosë për të mirën e tij. Unë e njoh atë dhe gjithmonë kam pasur perceptimin që ai bën të rrëshqasë ccdo kritikë dhe opinion…

Unë jam i sigurt se do të dijë të zgjedhë më të mirën për veten. Nëse unë luaj për Milan, Inter ose Juventus mendoj se jam në një klub të shkëlqyeshëm, jam në krye. Pastaj nëse dua të kem një përvojë jashtë kësaj është çështje tjetër. Por nëse luaj te Milani, mendoj të qëndroj aty përjetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu