Giuseppe Bergomi, i cili foli për Sky Sport, komentoi për momentin e Milanit pas fitores ndaj Napolit. Legjenda e Interit, ndër të vetmit që në fillim sezoni e jepte ekipin kuqezi si surprizën e bukur të Serie A, ka vazhduar me elozhet.
“Unë e kisha vendosur atë në katër të parët në fillim, para derbit kisha ndjesinë që mund të bënte mirë.
Maldini e di që ai ka ndërtuar një ekip super dhe lojtarë që vrapojnë në të gjithë fushën, mbrapa e ke të vështirë t’u shënosh gola!
Edhe pse them se sot ata mund të kishin bërë më mirë në menaxhimin e topit.
Kjo ndeshje i jep ndërgjegjësim kësaj skuadre”.