Legjenda e Francës bën parashikimin mbi Milanin! “I keni për titull, me Giroud dhe Ibra nuk do të doja që…”

Milani është mbushur me francezë dhe kështu që ndryshon pak strategjia nga Amerika Latine dikur te Europa më pas, te Italia dhe tani Franca…

Mes atyre që kanë ardhur të fundit janë edhe dyshja e kombëtares së Deschamps (Giroud-Maignan)

Sipas legjendës “blu”, Robert Pires, që foli në një intervistë ekskluzive dhënë Transfermarketëeb, dy nënshkrimet e reja të Milanit, bashkatdhetarët Mike Maignan dhe Olivier Giroud, do të shkëlqejnë.

“Giroud dhe Maignan do të bëjnë mirë për Milanin, i cili do të jetë një nga favoritët për të fituar kampionatin.

Jam i sigurtë se kuqezinjtë do të luftojnë për titull sivjet.

Olivier do sjellin shumë përvojë dhe me Zlatan do të formojnë një çift të rrezikshëm. A e mendoni pak? Nuk do të doja të isha në vendin e mbrojtësve që do t’i mbulojnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu