Ish mbrojtësi dhe legjenda Giuseppe Bergomi, sot një komentator teknik për Sky Sport, foli gjatë Open Stadium, një transmetim i TMW Radio kryer nga Francesco Benvenuti dhe Niçolò Ceccharini.
Tema ishte edhe Manuel Locatelli, produkti i Milanit, sot një ndër mesfushorët më të spikatur në Serie A dhe pjesë e Italisë së Roberto Mancinit.

Çfarë nuk shkoi në Milano?
“Unë nuk dua t’i jap askujt përgjegjësi, ai ishte shumë i ri dhe kishte një treg transferimesh, plus Milani ishte në mes të ndryshimeve në pronësi…
Pastaj ka disa djem që rriten falë trajnerëve të duhur dhe dalin në pah. Dikur nuk e njihja atë, erdhi të më përshëndesë dhe nga gjesti i bukur kuptova që ai është edhe i sjellshëm”.