Legjenda Baresi zbulon sekretin e këtij Milani: “Ndodhi kur shpërtheu pandemia, mësova se Pioli…”

Zevendes president nderi dhe flamuri i madh i Milanit, Franco Baresi foli gjate prezantimit të librit të tij “Libero di Amare”. Ish-mbrojtësi kuqezi iu kërkua të përgjigjet mbi disa pyetje në lidhje me Milanin sot dhe veçanërisht në lidhje me mundësinë që ekipi i Stefano Pioli të fitojë Scudetto-n.

Fjalët e Baresi të raportuara nga TuttoMercatoWeb:

“Milani i sotëm është rritur shumë falë një udhëtimi që ka ndodhur në dy apo tre vitet e fundit, Stefano Pioli ka qenë shumë i rëndësishëm.

Gjatë bllokimit nga Covid-19 ai arriti të mbajë grupin së bashku dhe të përcjellë idetë e tij të futbollit. Sidomos këtë vit Milani është rritur shumë.

Pas cilësisë së mirë të vitit të kaluar, ai mund të aspirojë për qëllime të rëndësishme dhe të besojë në to. Milani duhet të jetë gjithmonë ambicioz. Ne kemi cilësitë për të qenë në gjendje të konkurrojmë, gjithmonë me respekt, me ata që duan të fitojnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu