Legjenda Baresi: Nuk duhet parë e shkuara por e ardhmja! United e doja më larg në Europa League

I intervistuar nga gazeta angleze “The Times”, Franco Baresi foli në lidhje me ndeshjen e planifikuar për mbrëmjen e sotme në Old Trafford: “Keqardhje të takohesh me United në raundin e 16, sepse do të ishte mirë të përballesh me ta më vonë. Megjithatë, jemi në gjendje të bëjmë mirë dhe shpresojmë ta mërzisim Manchesterin.

Milani po bën mirë, ne jemi të dytët në kampionat. Gjithmonë shohim përpara, kurrë në të kaluarën…

Qëllimi ynë është të kthehemi në Champions League dhe ne jemi në një pozitë e mirë që duam ta mbajmë. Interi është përpara nesh, por ka shumë ndeshje që mungojnë.

Fitimi i Serie A do të ishte rezultati më i mirë, natyrisht, por objektivi kryesor është kthimi në Champions League. Milani respekton Unitedin.

Janë dy klube të shkëlqyera me histori të shkëlqyera. Ne e dimë që Manchester është favorit për të fituar Europa League, por gjithçka mund të ndodhë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të përpiqemi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu