Raffael Leao, futbollisti i Milanit, gjatë rrëfimit të tij të bërë për Max Brigante në Star Casino dhe te faqja zyrtare e Milanit, ka treguar edhe motivin e festimit me shenjën e telefonit me dorën e tij…
“Në fakt, kjo gjë ka lindur që kur luaja te Sporting Lisbona. Mbaj mend që morëm në pjesë plot 30 futbollistë të rinj që donin të tregonin vlerat dhe testet i kryem te stadiumi i Sportingut…

Fitova nga shpejtësia ime që kishta dhe mënyra se si e përdorja topin”.
“Festa me telefonin? Ajo lindi kur nisa karrierën si profesionist.
Duke qenë se im baba punonte jashtë qytetit dhe nuk kishte mundësi të vinte të ndiqte ndeshjet e mia, atëherë më telefononte dhe më pyeste se si shkoi dhe se si u paraqita… Unë i tregoja gjithçka sepse lidhja jonë është e fortë”.

Më pas, Leao tregoi dhe se “Pioli është një person i mrekullueshëm dhe më ka dhënë shumë. E di motivin pse ai dhe tifozët kërkojnë shumë nga unë, sepse besojnë te cilësitë e mia”.