Leao zbulon të fshehtat e lojtarëve kuqezi dhe vendos bast mbi Daniel Maldinin për vitin 2021!

Profili i Milanit në Twitter publikoi videon e Rafael Leao i cili u intervistua nga portali “433”. Sulmuesi portugez dje shkruajti historinë e Serie A me golin më të shpejtë ndonjëherë (edhe më i shpejti në Europë)

Kush është më i shpejti në ekip? “Nëse jam në fushë, unë jam më i shpejti. Kur dal është Theo Hernandez”

Kush është më i forti fizikisht? “Kjo është e thjeshtë: Zlatan Ibrahimovic”.

Kush është më i talentuari? “Daniel Maldini. Ai është i fortë”.

Kush vishet më mirë dhe kush më keq? “Unë jam ai që vishet më mirë. Më i keqi është Castillejo, ai vesh tuta me çorape të larta. Një katastrofë”

Kush është më i dashuri? “Calhanoglu është më i dashuri”.

Kush është udhëheqësi i ekipit? “Ibrahimovic”.

Kush dëgjon muzikën më të mirë dhe kush më të keqen? “Dalot dëgjon muzikën më të mirë, Rebic më të keqen. Unë e respektoj muzikën e vendit të tij, por kur ai e dëgjon është vërtet e çuditshme”

Me cilin partner do të prodhonit një këngë? “Saelemaekers. Ai mund të këndojë. Ai bëri një këngë gjithashtu, ma tregoi mua, është në frëngjisht. Ai ka një vokal të mirë”

Kush është valltari më i mirë dhe kush është më i keqi? “Kessie është më i miri, ai lëviz mirë. Më e keqi është Gigio Donnarumma. Ai nuk lëviz, është shumë i gjatë.”

Kush duhet të jetë lojtari i radhës që duhet të lyejë flokët biond? “Calhanoglu”.

Kujt do t’ia lejonit penalltinë e fundit në një finale Champions?

“Do të thoja Ibra, por gaboi të fudit. Kessie, kundër Fiorentina, shënoi një dhe humbi një. Unë akoma do ta jepja Zlatan ta shkelmonte. Ai jeton për momente të caktuara”.

Kush do të na surprizojë në 2021? “Sinqerisht them Daniel Maldini sepse ai ka kaq shumë talent.

Shpresoj që vitin e ardhshëm të ketë më shumë shanse për të treguar veten, sepse e dua atë si mik dhe si futbollist. Ka shumë talent”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu