“Leao të luajë si te oborri i shtëpisë, pres ende nga Tonali. Kalulu guximtar, më pëlqen”

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Milanit u ndal në veçanti edhe te Tonali, Leao, por edhe Bennacer dhe Kalulul. Stefano Pioli kërkon më shumë nga Tonali dhe Leao.

“Sandro kishte një verë të komplikuar, ishte pak mangët në gjendjen fizike. Kam parë rritje të vazhdueshme, gatishmërinë e tij për tu rritur dhe përmirësuar. Nuk duhet të jetë i kënaqur, ka një motor shumë të rëndësishëm, si fizik ashtu edhe teknik. Jam i kënaqur, por ai mund të bëjë më mirë”.

Për Leao: “Ai është inteligjent, një djalë i ri dhe i gatshëm. Unë i kërkoj të luajë siç bëri kur ishte fëmijë në oborr. Ai duhet të kthehet në punë për ekipin dhe më pas të përpiqet të shënojë gola. Nevojitet një përpjekje shtesë”.

Për Bennacer dhe Kalulu: “Ismael është mirë, ne i dhamë atij një javë stërvitje normale. Ai kishte disa pengesa, por është rikuperuar dhe mund të thirret.

Kalulu e kisha provuar nga qendra, ai kishte bërë shumë mirë dhe më tha se mund ta bënte. Më pëlqeu, ai ishte i guximshëm dhe agresiv, një opsion i rëndësishëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu