Leao, talenti me “korent të alternuar”! Zhgënjen dhe te Portugalia, vendin ia merr sulmuesi i Monza

Numrat e tij sezonalë nuk janë aspak të këqij. Rafael Leao në sezonin e kaluar me fanellën e Milanit shënoi 7 gola dhe dha 6 asistime fituese.

Për një djalë të lindur në vitin 1999, të dhënat duken premtuese, por ka diçka që nuk është bindëse…

Mungesa e vazhdimësisë mbetet e meta më e madhe e Leaos, një talent i pastër, me karakteristika të shkëlqyera teknike dhe atletike, i cili, megjithatë, nuk mund të shprehet vazhdimisht në nivele të mira.

Gabimet mbase gjenden në qëndrim ose karakter, por akoma nuk zgjidhen.

Siç shkruan Tuttosport sot, Milani nuk mund të jetë plotësisht i kënaqur me Leao. Një investim prej më shumë se 25 milion euro i bërë dy vjet më parë, i cili ende nuk e ka shpërblyer klubin.

Gjithashtu sepse, pas dy sezonesh, Rossonerët ende nuk e kanë kuptuar në cilin rol Leao di të shprehet më mirë: sulmuesi i parë apo sulmues krahu?

Një talent i pastër si Leao duhet të piqet me qetësi dhe durim, pa presionin dhe dritën e vëmendjeve.

Siç u demonstrua në Kampionatin Evropian Under-21, i cili pa Portugalinë e tij që arriti në finale, por lojtari i Milan zhgënjeu pritjet e mëdha, madje përfundoi në stol pas Dany Mota të Monza.

Milan atëherë nuk do të shpërfillte mundësinë e një huazimi diku tjetër për të paktën një sezon. Leao mund të shkojë për të luajtur në 2021-2022 në një vend më pak ambicioz sesa kuqezinjtë, për të gjetur vazhdimësi dhe stimuj të rinj, me qëllim që të kthehet i rigjeneruar në Milanello sezonin vijues.

Një zgjidhje ekstreme që mund t’i bëjë mirë 22-vjeçarit portugez. Dhe krahasimi me M’Baye Niang duket gjithnjë e më i përshtatshëm.

Francezi, tani një sulmues i Al-Ahly, u konsiderua si një talent i pastër, i aftë të luante në role të shumta në fushë dhe me një të ardhme të garantuar.

Por ndërprerja dhe një karakter kurrë shumë i pjekur kanë ngadalësuar rritjen e Niang, i cili u shit nga Milani fillimisht në huazim (Genoa dhe Montpellier) më pas te Torino, duke e bërë atë të humbte shumë shpejt gjurmët.

Milani shpreson që Leao të jetë bërë nga një brumë tjetër dhe se ai ka forcën për t’u imponuar. Kjo është arsyeja pse vlerësohet çdo zgjidhje e mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu