“Leao talent i pastër, i them gjithmonë këtë gjë! E keqja e madhe e Rebic… Ibra dhe Theo mbreslënës, kurse Calabria”

I intervistuar nga Eleven Sport Belgium, Alexis Saelemaekers iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me dhomat e zhveshjes së Milanit dhe gjëra që ndodhin aty…

Kush është më humorsti?
“Theo Hernandez është dikush që të bën të qeshësh shumë. Ai është një komedian i vogël”.

Kush ka talentin më të pastër?
“Rafael Leao. I kam thënë tashmë disa herë se, nëse dëshiron, mund të fitojë Topin e Artë. Por vetëm nëse do…”

Kush është ai që stërvitet më shumë?
“Zlatan Ibrahimovic, pa asnjë dyshim. Mbresëlënës. Nuk ka rëndësi nëse në fushë apo në palestër, ai gjithmonë jep njëqind për qind, por edhe Theo nuk bën shaka te stërvitjet. Janë të dy si kafshë”

Kush dëgjon muzikën më të keqe?
“Mendoj se muzika më e keqe është e Rebic. Dëgjoni këngë kroate që nuk i përshtaten shijeve të mia”.

Kush është balerini më i keq?
“Unë do të thosha, pa hezitim, Gigio Donnarumma, por ai u largua. Por mund t’ju them se kurrë nuk kam parë dikë të kërcejë aq keq. Tani do të thoja që më i keqi është Calabria”.

Kush vishet më mirë?
“Përveç meje, natyrisht, do të thoja që Leao…”

Kush është shoku juaj më i mirë?
“Unë kam shumë, por nëse më duhet të përmend emra do të thosha Theo Hernandez dhe Olivier Giroud”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu