Leao nuk përmbahet pas ndeshjes: Jam shumë i zhgënjyer sonte!

Rafael Leao u intervistua nga Sky Sport në fund të Milan-Roma. Edhe pse dha dy asist, nga pjesa e dytë u nervozua dhe mori edhe karton të verdhë për protesta, teksa Pioli e ndërroi më pas.

Portugezi ndihet i zhgënjyer nga barazimi 3-3: “Shumë keq, ne krijuam mundësitë për të fituar. Duhet të vazhdojmë të punojmë. Gjithmonë luftojmë për të fituar, jam i zhgënjyer sepse kemi bërë gjithçka për të fituar, por ky është futbolli”.

“Scudetto? Ne të gjithë jemi të përqendruar si ekip, të përpiqemi të fitojmë dhe të qëndrojmë në vendin e parë”.

“Ibrahimovic? Jam i lumtur që e kam atë si një shok skuadre dhe jam i kënaqur me golat e tij”.

“Momenti im? Unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj ekipin, por sot jam i zhgënjyer sepse nuk fituam”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu