Zlatan Ibrahimovic protagonist absolut në fitoren shumë të rëndësishme të Milanit kundër Napolit.
Suedezi, i lindur në vitin 1981 dhe tashmë 39 vjeç, tregoi edhe një herë forcën dhe klasin e tij në San Paolo me një tjetër dygolësh në këtë kampionat; një gol për pjesë.

Shoku i tij i skuadrës Rafael Leao, jashtë për një problem muskulor, e pa ndeshjen nga shtëpia dhe komentoi në Tëitter për suedezin: “IZ GOAT”.

Pral, “Më i miri” ose ndryshe “Dhia”, më i madhi i të gjitha kohërave!
Një shkurtesë zakonisht përdoret për të folur për më të mirën ndonjëherë. Rafa, si të gjithë tifozët kuqezi, është gjithnjë e më i dashuruar me Zlatan.

Sakaq, te “story” të postuara në Instagram, Leao gjatë golave bërtiste “Forza Ragazzi! Da Squadra Cazzo”, praktikisht duke mos u përmbajtur! “Jemi Milani, jemi të parët në renditje. Falimenderit djem” dhe “Ju dua”.
Një elozhe edhe për Jens Petter Hauge…
