“Leao? Mos u tmerroni me këtë që po them por më kujton Henry në fillimet e tij…”

Ka qenë një start sezoni spektakolar ai i deritanishmi për Rafael Leao. Sulmuesi kuqezi, për të cilin gjatë verës Milani mori shumë oferta të rëndësishme, e ka nisur me këmbën e mbarë dhe duket më i pjekur se sezonin e shkuar.

Paraqitja ndaj Atletico Madrid dhe Liverpool në Champions League e konfirmojnë…

Stefano De Grandis, komentator i Sky Sport, madje guxon edhe më shumë për Leao: “Mos u tmerroni me atë që do të them, por më kujton pak Henry. Sapo mbërriti në Itali, francezi luajti në krah, siç po bën Leao pak. … me siguri Henry nuk ishte gati dhe Leao nuk është gati të japë ende 100%.

Henry kishte një goditje pak më të thatë, por unë shoh gjëra të ngjashme: vrapimi, përparimi, aftësia për të arritur në portë.

Zanafilla e kampionit më sugjeron një evolucion të mundshëm në këtë lloj, me dallimet e nevojshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu