Leao, kritika ekipit: Lëshuam pak në fund, por dimë të vuajmë. Penalltitë? Ju shpjegoj…

Rafael Leao u intervistua nga Sky Sport në fund të ndeshjes Bologna-Milan 1-2.

“Vendosëm intensitet në fushë. U dorëzuam pak në fund, por futbolli është kështu, dimë të vuajmë. Fitorja është e merituar”.

Për penalltitë: “Ne kemi lojtarë cilësorë, shumë mund të shënojnë gola, e rëndësishme është të shënojmë”.

Scudetto: “Ne jemi Milani, ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Rruga është e gjatë, mendojmë lojë pas ndeshje”.

Për karrierën e këngëtarit: “Ky është një hobi, gjëja më e rëndësishme është futbolli. Kur jam me pushime, bëj këngë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu