Rafael Leao u intervistua nga Sky Sport në fund të ndeshjen Milan-Sparta Prague. I aktivizuar në 45′ e dyta, portugezi mori vendin e Zlatan Ibrahimovic, pra si sulmues pykë, edhe pse duke bërë një tjetër punë.
Për Leaon vazhdojnë super paraqitjet me gola ose asist.
Për rolin: “Mundohem të jap maksimumin tim në çdo rol që më vendos trajneri, si qendërsulmues jam më afër golit dhe mund të shënoj”.
Për ndryshimet me sezonin e kaluar: “Vitin e kaluar arrita në një vend të ri, një kampionat të ri.

Seria A është e vështirë, pata pak vështirësi, por tani ndihem mirë, ndiej besim, atëherë kur shënon ose shërben asist ndihmon dhe rritet besimi”.
Për krahasimin me Henry: “Pak, po, si mënyrë për të vrapuar”.
“Trajneri gjithmonë flet me mua, ai më tregon videot, kur duhet të futem në thellësi, të përpiqem të bëj më shumë ndryshim.”
Mbi ekipin: “Ne kemi besim, kështu që është më lehtë të bëjmë gjëra të mëdha”.
Për argëtimin: “Trajneri na thotë se gjëja më e rëndësishme është të argëtohemi, kjo bën diferencën”.
Për Dalotin: “Ndihem mirë me të, kam luajtur në ekipin kombëtar te të rinjtë. Ne po e ndihmojmë që të bashkohet me ekipin dhe ta mësojmë italisht. Duhet të vazhdojë kështu”.