Leao i dashuruar pas Bennacer te postimi i algjerianit. Portugezi i përgjigjet kritikave me një fjali

Spezia u mund 3-0 dhe ishte ndeshja e tretë në kampionat ku skuadra e mbyll me fitore dhe merr 9 pikë të plota, pa harruar edhe kualifikimet në turet e Europa League deri te faza e grupeve, e arritur pas fundit dramatik në Portugali.

Milani për momentin e atmosferës është i sigurt dhe i lumtur, siç tregohet nga deklaratat dhe ndryshme dhe postimet e lojtarëve.

Kjo demonstrohet nga postimi i Ismael Bennacer, që ka dhënë mesazhin e tij se tani duhet vazhduar në këtë rrugë.

“Le të vazhdojmë në këtë rrugë” ka shkruar algjeriani. Menjëherë ka ardhur komenti i Rafael Leaos, që shënoi dy gola. “Të dua” ka shkruar sulmuesi poshtë postimit të Bennacer.

Vetë Leao pas ndeshjes kishte shkruar “bëj shumë, flit më pak”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu