Rafael Leao u intervistua nga Sky Sport në fund të Milan-Spezia. Autor i dy golave, portugezi i kritikuar jashtë mase, ka reaguar me paraqitje super në 45′ e dyta.
“Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin tim në rolin që trajneri dëshiron, jam shumë i lumtur për ekipin dhe për veten që shënova dy gola pas një ndeshje shumë intensive”.
“Roli i preferuar? Më pëlqen të luaj në krah, ku ka vend për të hyrë në situata 1 kundër 1, por si sulmues qendre jam më afër qëllimit për të shënuar”.
Për momentin e tij: “Ndjej besimin e trajnerit, të ekipit, jam shumë i lumtur, falënderoj për mundësinë që më ka dhënë të luaj si titullar”.
Për Milanin: “Pas bllokimit kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera, duhet të vazhdojmë kështu për qëllimet tona”.
Derbi: “Hap pas hapi, do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, është derbi. Ne jemi Milani, Interi ka lojtarë të rëndësishëm, por ne mendojmë vetëm për të fituar.”