“Leao është rritur dhe nuk e frikëson prania e Ibrës, Theo më i forti në Europë”

Fitorja 4-0 ndaj Crotones ka rikthyer Milanin në krye të Serie A, aty ku qëndron prej tashmë më shumë se një faze… Skuadra e Piolit vazhdon të marshojë por Stefano de Grandis bën një analizë edhe mbi individët.

Ai ndalet te dy të tillë, Leao dhe Theo Hernandez.

“Leao është rritur shumë dhe nuk frikësohet nga prania e Ibrahimovic. Ata kanë punuar mirë si çift. Leao ka vendosur forcën e tij fizike në dispozicion të skuadrës. Merr liri të rëndësishme dhe di si të shfrytëzojë cilësitë e tij”.

Më pas, De Grandis bëri edhe një koment për Theo Hernandez. “Theo është mbrojtësi më i fortë në Evropë dhe është një nga lojtarët më të fortë në Serie A. Milani është një ekip që po punon mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu