Leao drejt shitjes? Ish-trajneri i tij te Sporting: Milan, mos bëj gabim! E kam stërvitur që 12 vjeç dhe po ju them…

Milani është duke menduar shitjen e Rafael Leao nëse vjen një ofertë prej 25 mln eurosh por jo të gjithë janë dakord.


Tifozeria është e përçarë dhe disa e duan largimin e tij sepse e konsiderojnë “përtac” ndërsa të tjerë kanë besim se do të shpërthejë dhe i duhet dhënë edhe 1 sezon tjetër…

I intervistuar në Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Sporting Lisbonës, Tiago Fernandes foli për të ardhmen e Leao:

“Milani nuk duhet ta privojë veten nga ai, ata kanë një kampion potencial në duart e tyre.

Unë nuk kam parë dikë si Leao që atëherë.

E kam stërvitur në moshën 12 vjeç: ai ishte i ndrojtur, kokëposhtë, jetonte në një shkollë me konvikt dhe fliste pak.

Kur shkoi në shkollë, e merrte topin në klasë. Për një farë kohe unë gjithashtu e prita atë në shtëpi me familjen time dhe i hapa derën.

Leao do të bëhet një futbollist klasi sepse ka shumë brumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu