Leao, dedikim i veçantë te goli dhe komenton të kuqin e Ibrahimovic

Në fund të Parma-Milan, një ndër protagonistët, ai që mbylli ndeshjen me golin e 3-1, Rafael Leao, foli për “Sky Sport”.

Porugezi u kthye te goli pas 3 muajsh thatësirë.

during the Serie A match between Parma Calcio and AC Milan at Stadio Ennio Tardini on April 10, 2021 in Parma, Italy.

“Ka ende shumë ndeshje për të bërë, por është një fitore e rëndësishme që na jep mundësi të ruajmë pozicionin në renditje dhe të vazhdojmë në luftën për një vend në Champions League.

Futbolli është i tillë, kur ekipi godet portën dhe luan mirë, edhe golat vijnë më lehtë. Dua t’ia kushtoj golin familjes sime, ata janë gjithmonë pranë meje dhe ky  është për ta”.

Db Parma 10/04/2021 – campionato di calcio serie A / Parma-Milan / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: esultanza gol Rafael Leao

Në të njëjtin nivel me zhgënjimin 7 ditë më parë: “Me Sampdoria nuk bëmë mirë, e dinim që sot duhet të hynim me mendjen e duhur, e cila është e rëndësishme për pjesën tjetër të kampionatit. Të gjithë jemi të kënaqur me 3 pikët”.

Një mendim për dëbimin e Ibrahimovic: “Këto gjëra ndodhin, ne gjithsesi kemi luftuar deri në fund dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu