Leao, çfarë mentaliteti! Nuk komenton arbitrin dhe tregon gjendjen e Kessie: Biseduam pas ndeshjes, ai…

Goli i shënuar nga Rafael Leao sonte kundër Atletico Madrid në San Siro bëri që tifozët e shumtë kuqezi të bërtasin me gëzim, ne stadium dhe jashte tij!

Një gol dhe roveshate që ndezi shpresat e Milanit në Ligën e Kampionëve. Por, shumë keq që paraqitja mahnitëse u dëmtua seriozisht nga gabimet e arbitrimit Cakir dhe VAR!

Padrejtësitë që në asnjë rast nuk e lënë në hije lojën e madhe të shprehur nga Milani sonte, edhe pse hidhërimi është me të vërtetë i madh.

Një zhgënjim i pranishëm në fjalët e Rafael Leao, autorit të 1-0 dhe që me të vërtetë udhëhoqi një ndeshje të madhe.

Sulmuesi portugez foli për Sky Sport pas ndeshjes: “Ne jemi të zhgënjyer sepse donim ta fitonim këtë ndeshje dhe të bënim presion mbi të tjerët”, tha Leao.

Për golin dhe humbjen – “Ishte më mirë të shënoja dhe fitonim! Ne krijuam shumë raste para të kuqit të Kessie. Por ne duhet të rritemi nga këto gabime dhe të punojmë me kokën lart”.

Milani mund të luajë kunder ekipeve te medha: “Ne e dimë shumë mirë se Liga e Kampionëve është ndryshe nga kampionati, por duhet të rritemi nga këto gabime dhe të bëjmë më të mirën që mundemi në ndeshjet e ardhshme”

Mbi fillimin e tij të sezonit: “Unë jam i lumtur për veten time, por mendoj se gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim”.

“Unë mendoj se të luash Ligën e Kampionëve është diçka për të shijuar në maksimum. E enderroja kur isha i vogel dhe shenova edhe gol ne San Siro. Por unë doja një mbrëmje ndryshe”.

A keni arritur të flisni me Kessie?
“Po, folëm pak. Ndihet keq, por unë mendoj se ai është krenar për ekipin, ne luftuam deri në fund edhe pa një lojtar dhe krijuam raste.

Kokën lart, do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen tjeter dhe do besojme deri në fund. Tani kemi Atalanten, pastaj do te shkojme ne Porto per fitore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu