Leao bën karagjozin përpara ndeshjes me Rio Ave, Tonali irritohet dhe ia kthen keq! (FOTOT)

Kualifikimi i Milanit në grupet e Europa League erdhi pas një ndeshje të luajtur për 120 minuta dhe 24 penallti të goditura! Një betejë deri në pikën e fundit, mes të ftohtit, erës dhe shiut, ndërsa u desh një dozë shumë e madhe fati që kuqezinjtë të kalonin më tej…

Pasi e panë veten deri në minutën e 120 jashtë kompeticionit, pasi Rio Ave po udhëhiqte 2-1, një penallti e shkaktuar nga mbrojtësi për prekje me dorë do t’i jepte Calhanoglu topin për të barazuar shifrat dhe për të provuar ruletën e 11-të metërshave që i buzëqeshi djemve të Piolit.

Një paraqitje shumë e dobët e kuqezinjve, me mungesa dhe të lodhur sigurisht, por që nuk justifikon atë që u pa, pasi eliminimi do të kishte qenë një dështim total dhe katastrofë për sezonin!

Mes më të kritikuarve ishte sigurisht Raffael Leao, i hedhur nga Stefano Pioli në pjesën e dytë dhe që, në vend që të bënte ndryshimin dhe diferencën, ecte në fushë dhe madje gaboi shumë situata…

Ndryshe nga ai hyri në fushë Sandro Tonali, menjëherë dinamik dhe i saktë me pasimet e tij. i fokosuar, i përqendruar, ashtu si duhet në këto ndeshje dhe ashtu si duhet të zbresësh në fushë…

Një sjellje totalisht ndryshe nga njëra-tjetra mes karagjozit Leao dhe seriozit Tonali! Një video e shpërndarë nga DAZN përpara ndeshjes tregon qartë diferencën në mentalitet mes të dyve.

Lojtarët po i drejtohen stoli dhe Leao i jep topin me të qeshur Tonalit që nuk e pëlqen këtë gjest dhe ia kthen topin duke shfaqur edhe nervozizëm dhe irritim në fytyrën e tij…

Portugezi vazhdon të qeshë dhe pak por kupton se gjesti i tij nuk ishte aspak profesional në një ndeshje ku fokusi duhet të jetë 100% pasi luhet kalimi në fazën e grupeve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu