LE PARISIEN: “Ibra ishte duke u kthyer te PSG por…”

Teksa Zlatan Ibrahimovic po vazhdon periudhën e rehabilitimit pas operacionit në gju dhe pasi ka rinovuar edhe për një tjetër sezon, lajm i bujshëm ka ardhur nga Franca. i publikuar nga Le Parisien në lidhje me suedezin.

Sulmuesi suedez, sipas së përdtishmes franceze, para se të rinovonte kontratën me Milan-in për një sezon tjetër ka provuar të kuptojë nëse mund të kthehej te Paris Saint-Germain.

Ka qenë Mino Raiola që ka kontaktuar Leonardo-n, i cili i ka thënë se nuk ishte i interesuar për kthimin e suedezit.

Dhe vetëm pasi e ka kuptuar se nuk ishte e mundur të kthehej në Francë, Ibrahimovic ka nënshkruar rinovimin me Milan-in.

Ishte Zvonimir Boban ai që i telefonoi suedezit teksa kishte mbyllur aventurën në MLS me ekipin e Los Angeles Galaxy.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu