Largimet e yjeve nga Serie A, Galliani: Nuk kanë faj Milan, Inter dhe Juve. Ju shpjegoj pse…

Nga rubrikat e Corriere della Sera, Adriano Galliani, foli për lamtumirën e Donnarumma, Lukaku dhe Cristiano Ronaldo:

“Nuk mund të fajësosh menaxherët e Milanit, Interit dhe Juventusit. Në 1990 kur kontrata e parë e Van Basten me Milanin përfundoi dhe mësuesi i tij Crujff e thirri në Barcelonë, kisha forcën t’i ofroj atij një rinovim të tillë që ai të qëndronte.

Tani që Barcelona i faturon Milanit katër herë më shumë se Milani unë nuk do të isha më në gjendje. Janë shumë të ndryshme.

Në atë kohë pronarët nuk ishin aziatikë ose nga Emiratet: klubet i përkisnin zotërinjve të pasur nga qytetet e referencës.

E vërteta është se përpara, kampionati italian ishte një pikë mbërritje, kurse tani vetëm në kalim “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu