Manchester United duket se është skuadra më e afërt me Hakan Calhanoglu. Turku ka një kontratë me Milanin që do të skadojë më 30 qershorin e ardhshëm.
Kontrata që nuk është rinovuar ende për shkak të kërkesave të larta të agjentit të numrit 10 kuqezi.
Flitet për një shifër prej 6 milion eurosh neto në sezon, të cilën drejtuesit kuqezi (Maldini dhe Massara) nuk kanë ndërmend ta pranojnë dhe përmbushin.

Ndryshe nga Manchester United, i cili duket se është gati t’i paguajë ato para për rrogën e ish-futbollistit te Bayer Leverkusen.
Edhe sipas gazetarit te Bild Falk, Calhanoglu dhe agjenti Stepic janë në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit të “Old Trafford”dhe Djajtë e Kuq duan të sjellin Calhanoglu në Premier League dhe mund të vendosin të parashikojnë ardhjen e tij në janar.

Kontaktet me Milanin janë konstante për shkak të Dalotit, të cilin kuqezinjtë do të donin ta mbanin në skuadër. Kush e di se një negociatë që përfshin të dy lojtarët nuk do të vendoset.
Nëse Manchester United do të jepte dritën jeshile për blerjen e Dalot me shifra të arsyeshme, Milani mund të vendosë të privojë veten nga Calhanoglu që në janar.