LAJMI I MIRË/ REBIC ARRIN MARRËVESHJE ME MILANIN

Përditësime të rëndësishme vijnë nga Sky Sport mbi të ardhmen e Ante Rebic.

Sot Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë takuar Fali Ramadanin, agjent i lojtarit.

Është arritur marrëveshja mbi kontraten e ardhshme, domethënë atë që kroati do të firmosë sapo të blihet me titull përfundimtar nga klubi kuqezi.

Futbollisti Ka ardhur në huazim dyvjeçar deri në vitin 2021 dhe tani Milani duhet të gjejë dakortësinë me Eintracht Francfurt.

Rebic mbahet si lojtar shumë i rëndësishëm për shoqërinë kuqezi, që vazhdon të përshpejtojë blerjen përfundimtare.

Tani shpreson që arritja e marrëveshjes me Eintracht Frankfurt të mos zgjatet shumë.

Në klubin gjerman është Andre Silva, që është transferuar në Gjermani me të njëjtën formulë dhe mund të mendohet një shkëmbim.

Duhet kujtuar se Fiorentina ka të drejtë të fitojë 50% të vlerës së kartonit të Rebic.

Në fakt, Eintracht ka përcaktuar këtë marrëveshje me klubin violë kur bleu sulmuesin kroat.

Një klauzolë e tillë deri tani ka përfaqësuar pengesën në marrëveshjen me Milanin, sepse duhet gjetur një dakortësi mbi çmimin pasi gjysma e importit do të shkojë në Firenze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu