Lajmi i mirë/ Milan gjen akordin me Rebic

Sipas raportimit të ekspertit të merkatos se futbollit, Gianluca Di Marzio, për mikrofonët e Sky Sport 24, Milani ka gjetur një dakortësi ekonomike me Ante Rebic.

Lojtari, në huazim dy vjeçar nga Eintracht Frankfurt, ka “shpërthyer” nën drejtimin e mister Piolit.

Në këtë mënyrë, drejtuesit kuqezinj kanë gjetur një marrëveshje me lojtarin kroat rreth të ardhurave për sezonet e ardhshme.

Tani Milani po negocion me klubin gjerman për blerjen e tij./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu