LAJMI I FUNDIT: Zbulohet telefonata Chiesa-Pioli që shuan shpresat kuqezi! Fiorentina bllokon Callejon

Edicioni i sotëm i Corriere Fiorentina raporton një prapaskenë në lidhje me Federico Chiesa, sulmuesin e Fiorentina-s i cili duket se është gjithnjë e më afër Juventusit: ditët e fundit, në fakt, Stefano Pioli i ka telefonuar për ta bindur atë të zgjidhte Milanin, por lojtarin u përgjigj se diskutimet me ekipin bardhezi janë shumë të avancuara për t’u kthyer mbrapa!

Këtë ide e përforcojnë edhe fjalët e Fabio Paraticit të Juventusit, që i pranishëm në prezantimin e librit të Gianluca di Marzio “Grand Hotel Calciomercato”, u shpreh:

“Juve është gjithmonë i vëmendshëm ndaj asaj që ndodh në merkato, qoftë për Chiesa apo për një lojtar tjetër. Ky është besimi ynë, ne duhet të jemi krijues, veçanërisht në këtë kohë kur është e vështirë të bësh merkato”.

Sakaq, Fiorentina mbrohet me Callejon, duke e bllokuar ish-anësorin e Napolit, që u ka kërkuar kohë dy klubeve spanjolle, duke pritur thirrjen vjollcë.

Oferta e parë me kartonët e De Sciglio dhe Rugani është refuzuar nga Fiorentina, por mund të futen para “cash” nëse shitet Douglas Costa këto ditë merkatoje, ose operohet me huazim të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu