LAJMI I FUNDIT: Rebic shtyn rikthimin e tij? Duhet pritur edhe pak

Ante Rebic është rikuperuar nga problemi në bërrylin e tij, por që sigurisht ende nuk është në 100% dhe fakti është se sot ka munguar në stërvitjen që ekipi kuqezi ka zhvilluar në orën 17:30 në Milanello.

Edhe pse kroati dje u bashkua me grupin, fakti është që sulmuesi nuk duhet të rrezikohet dhe për këtë arsye nuk do të jetë në sfidën ndaj Sparta Pragës në Europa League, pasi alternativat e Milanit janë shumë dhe nuk është një alarm.

Ish-futbollisti i Frankfurt, që deri tani ka luajtur vetëm 1 ndeshje e gjysmë, duhet të presë për sfidën ndaj Udineses në Friuli, aty ku në “Dacia Arena” mund të udhëtojë me skuadrën.

Pritet nëse Pioli do ta grumbullojë për sfidën nesër ose grumbullimi i parë do të vijë ndaj Udineses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu