LAJMI I FUNDIT: Presidenti Commisso jep ultimatum për ofertat në drejtim të Chiesa-s!

“Chiesa nuk do të jetë Roberto Baggio im”. Një deklaratë e fortë mediatike në stilin e plotë amerikan.

Kështu Rocco Commisso u prezantua para shtypit dhe tifozëve fiorentinë vitin e kaluar, verën e kaluar.

Manjati italo-amerikan, megjithë negociatat e bëra tashmë nga pronari i mëparshëm, e kishte vendosur Federico Chiesa në qendër të projektit të tij të parë sportiv.

Megjithatë, numri “25” vjollcë qëndroi pavarësisht ankesave, gjeti buzëqeshjen me ardhjen e Iachini dhe ndihmoi Fiorentina-n në garën për mbijetesë, që pa ekipin të angazhohej të paktën 3-4 javë nga fundi i kampionatit.

Natyrisht, pati edhe një premtim në sytë e Federico Chiesa dhe të atit Enrico. Ofertat do të nisnin të shqyrtoheshin nga kjo verë, pasi Commisso nuk dëshironte ta nise aventurën vjollcë me një shitje ose largim të bujshëm.

Në fakt, ai këtë verë është i hapur për largimin e mundshëm të Federico Chiesa këtë javë të merkatos, por klubi vjollcë nuk është i gatshëm të presë 24/48 orët e fundit: siç shpjegon “Corriere Fiorentino”, kushdo që dëshiron Chiesa ka kohë deri të shtunën për të paraqitur një ofertë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu